16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hapat që të afrojnë te Allahu

Më të lexuarat

1. Lute Allahun vazhdimisht.
Ke parasysh se çdo herë e ke Allahun me vete, në çdo rast dhe në çdo,gjendje, andaj mos u ndal nga lutja drejtuar Atij, përgjërohu para Tij dhe kërko vazhdimisht prej Tij.

2. Largoi pengesat në rrugë.
Gjunahet janë pengesa në udhëtimin tënd në rrugën drejt Allahut, andaj largimi nga çdo gjë që e hidhëron Allahun është shkak për të sjellë lumturinë e përhershme.

3. Njihe Allahun.
Njihi Emrat dhe Cilësitë e Allahut, sepse duke i njohur Emrat dhe cilësitë e Tija, e kupton madhërinë dhe madhështinë e këtij Zoti që ti e adhuron.

4. Përmende dhe kujtoje Allahun.
Vazhdimisht përmende Allahun dhe thuri lavde, sepse duke kërkuar falje të shlyhen gjunahet, kurse duke e madhëruar dhe lëvduar fitohen mëshira dhe bereqetet e Allahut.

5. Ndjeke Sunetin.
Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë. (Ali Imran:3)
قُل إِن كُنتُم تُحِبّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعونى يُحبِبكُمُ اللَّهُ وَيَغفِر لَكُم ذُنوبَكُم ۗ وَاللَّهُ غَفورٌ رَحيمٌ

6. Mos gabo të braktissh Kuranin.
Vazhdimisht lexo Kuran dhe mëso nga Kurani duke lexuar komentin e ajeteve që i lexon, kjo vepër është prej detyrave më të rëndësishme të muslimanit.

Për fund: Kujdesu për ta mësuar fenë, dije se Allahun e ke me vete çdo herë, ji i sinqertë në çdo vepër që e bën, kujdesu ta realizosh çdo adhurim, kapu për rrugën e Ehli Sumetit dhe Xhematit, njihe Allahun duke i kuptuar cilësitë e Tija, vazhdo ta përmendsh Allahun.

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit