10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hahn: Serbia e ka të detyrueshme marrëveshjen me Kosovën deri në 2025

Më të lexuarat

Komisionari i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn ka qenë tejet preciz dhe konkret në konferencën e tij të mbajtur në Beograd.

“BE-ja nuk mundet dhe nuk do t’i importojë problemet bilaterale… Serbia duhet ta përmbyll dhe pakthyeshmërisht ta implementojë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën”, ka deklaruar ai, njofton Klan Kosova.

Pas takimit me Hahn, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Kosova është një mal me pengesa” të cilat do të tejkalohen “vetëm nëse të gjithë humbasin diçka nga ajo që dëshirojnë”.

“Qytetarët e Serbisë do të duhet të vendosin nëse e shohin të ardhmen e tyre në Evropë, gjë për të cilën do të duhet ta paguajnë një çmim të lartë – apo do të vazhdojmë edhe më tej kështu, në bisht të Evropës”.

Agjencia e lajmeve Reuters e ka dhënë këtë lajm si njërin ndër kryesorët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit