Hadithe të Muhammedit a.s. në autobusët e Skocisë

0
287

Në një kohë kur mbretëron frika dhe shkakton paqëndrueshmëri globale, muslimanët skocez të qytetit Dundee, kanë nisur një kampanjë reklamuese, kështu që në autobusë kanë vendosur mesazhe që kanë për qëllim të ndryshojnë perceptimin për fenë e tyre.

“Ai cili bie në gjumë ndërsa fqinji  tij nuk ka çka të hajë,  nuk është prej nesh”, është njëri nga haditheve  që është vendosur përgjatë gjithë autobusit.

Kjo kampanjë është iniciuar nga muftiu i cili është drejtor i ZamZamAcademy.com dhe institutit Al-Rayan.

Ai këtë kampanjë e ka shpërnda edhe në rrjetin social Twiter: “Një mënyrë fantastike dhe kreative për ta propaganduar Islamin në Dundee. Nuk është besimtarë i vërtetë ai i cili fle derisa fqinji i tij është i uritur.”

Kjo kampanjë nuk është përpjekja e parë që ka për qëllim të ndryshojë perceptimin për muslimanët  në Skoci.

Javën e kaluar muslimanët e qytetit Dunde shpërndanë lule në një qendër komerciale. Secila lule me vete kishte edhe hadithin: “E dini se cila vepër është një shkallë më lartë se agjërimi, namazi dhe sadakaja? Vendosja e paqes mes njerëzve”.

Iniciativa ka filluar nga një faqe në FB: Muslim Message Society.

(Islampress)