Greqi, vritet frikshëm një shqiptar 40 vjeç, plagoset një grua

0
64

Një krim i egër, i tipit mafioz ka ndodhur sot herët në agim, në lagjen Kalithea të Athinës, ku një shqiptar 40 vjeçar është vrarë, ndërsa një grua që ishte me të në makinë, është plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në rrugën Perikli 30, rreth orës 3:00 të mëngjesit. Dy persona i kishin bërë kurth viktimës dhe e prisnin me armë në dorë, raporton balkanweb.
Ata i janë afruar makinës së 40 vjeçarit, i cili ishte brenda me një grua nga Ukraina. Pa hezitim, personat e armatosur hapën zjarr mbi njerëzit që ndodheshin në makinë. Nga plumbat mbeti i vdekur 40 vjeçari, ndërsa shoqëruesja e tij 30 vjeçare u plagos rëndë dhe u dërgua në spital, ku po lufton për jetën e saj.
Qytetarët njoftuan policinë, që mbërriti shumë shpejt në vendin e ngjarjes, por autorët ishin larguar pa lënë gjurmë.
Policia po heton për gjetjen e vrasësve dhe zbardhjen e motiveve të krimit./Indeksonline/kohaislame