23 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024


Kur serbët i gëzohen rindërtimit të një xhamie rrënuar prej tyre

Më të lexuarat

Mesazhet pendestare të Milorad Dodikut: Prishja e Arnaudisë, akt marrëzie!

Milorad Dodik, njeriu që mund t’i rivërë zjarrin Ballkanit, kreu i Republika Srspka, ndryshe Krimeja e Serbisë në Bosnje, ka shprehur keqardhje për rrënimin e djegien e një xhamie në Banja Luka, kryeqendër e Srpska-s, duke marrë pjesë e folur në ceremoninë e rindërtimit të saj.

Ai tha gjatë hapjes ceremoniale të xhamisë se prishja e saj ishte një gabim dhe një akt marrëzie.

“Ekzistenca e objekteve të tilla të kultit nuk mund të vihet në pikëpyetje me prishje dhe asnjë përdhosje dhe as populli dhe as koha nuk mund të ndalet”, tha Dodik.

E ndërtuar në fund të shekullit të 16-të, në vitin 1595, Arnaudija gjatë historisë ka marrë epitetin e “xhamisë motër” të Ferhadijes, e cila ndodhet disa qindra metra larg. Që të dyja patën të njëjtin fat tragjik, pasi u minuan dhe u shkatërruan në orët e para të mëngjesit të 7 majit 1993.

Autorët nuk u zbuluan kurrë dhe në përkujtim të rrënimit të dy xhamive më të njohura të Banja Lukës, 7 maji, dita kur u shkatërruan, festohet si Dita e Xhamisë në Bosnje.

“Ju besimtarëve myslimanë, dua t’ju përgëzoj për festën e Ditës së Xhamisë, dhe të gjithë besimtarëve që jetojnë këtu në Banja Luka, dua t’ju uroj hapjen e kësaj xhamie. Unë dua që besimtarët ta përdorin këtë në paqen dhe lirinë më të madhe”, tha Dodik dhe shtoi:

“Politikanët me pasione paksa të ndezura po dërgojnë mesazhe të ndryshme këto ditë. Dhe unë do të dërgoj vetëm një: e vetmja gjë që na mbetet në jetën tonë është ta jetojmë atë në paqe. E vlerësoj shumë faktin që sot jemi mbledhur këtu për të dëshmuar këtë sukses, jo vetëm ndërtimin e xhamisë por edhe tubimin tonë.”

Me rindërtimin e Arnaudisë përfundoi procesi i rindërtimit të 16 xhamive të Banja Lukës të rrënuara gjatë luftës së fundit në vend.

“Ne jemi mbledhur këtu për të dëshmuar … se vetëm paqja dhe mirëkuptimi i plotë midis njerëzve mund të jetojnë në këtë rajon,” tha Dodik. “Secili ka të drejtë të jetë vetja, ai mund të jetë i ndryshëm, anëtar i njërit, një tjetër apo i një kombi të pestë, por ajo që ne të gjithë duhet të ndërtojmë së bashku është paqja”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit