16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjesti fisnik: Thirret Ezani, Shpëtim Idrizi ndërpret menjëherë fjalimin

Më të lexuarat

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet gjatë mitingut mbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Fierit e ka ndërprerë fjalimin për shkak të ezanit.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka qenë duke folur para pjesëmarrësve në miting, kur ka filluar të thirret Ezani nga xhamia që ndodhej aty pranë. Menjëherë, Idrizi ka bërë një gjest fisnik, duke ndërprerë fjalën e tij në respekt të fesë myslimane, dhe është ulur në vendin e tij.

Siç duket edhe në videon e mëposhtme të publikuar nga “Xhamitë e Tiranës”, të gjithë të pranishmit e kanë vlerësuar këtë veprim të Idirizit, duke e duartrokitur atë.

Me të mbaruar, Idrizi merr sërish fjalën dhe thotë:

“Faleminderit! Kur thirret Ezani mirë është që njerëzit të dëgjojnë dhe të kuptojnë që jemi të përkohshëm në këtë botë dhe ka një Zot që do i dalim përpara dhe do i japim llogari…”

Një rast i ngjashëm ndodhi edhe me kryeministrin, i cili po zhvillonte një intervistë në Durrës me Rudina Xhungën, para dy ditësh. Sapo u thirr Ezani, Rama tha:

“Ça do bëjmë tani, do vazhdojmë?”

“Jo, kur flet Zoti nuk flasin njerëzit”, u përgjigj gazetarja dhe urdhëroi regjinë të fusë reklama në transmetim.

https://www.facebook.com/xhamiteetiranes/videos/1582630758456332/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit