Gianni de Biasi e mbron MAVRAJN dhe i ashpër ndaj gazetarëve tanë Islamofob

0
4461

Gianni de Biasi i ka dal në mbrojtje Mërgim Mavrajt, i cili u kritikua pasi nuk kishte pranuar ta veshë fanellën e Kombëtares me reklamën e birrës.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi para ndeshjes miqësore me Katarin ka folur për rastin e Mërgim Mavrajt.

Ky i fundit nuk ka pranuar ta veshë fanellën e Kombëtares, e cila kishte një reklamë të birrës. Pas këtij gjesti, mbrojtësi i Kolnit kishte shkaktuar debat në rrjetet sociale. Disa e kanë përqeshur vendimin e kosovarit, e disa të tjerë e kanë mbrojtur. Por, në mbrojtje Mavrajt i ka dal edhe italiani.

“Të vjen keq të shohësh diçka të tillë. Këtu gazetarët duhet të jenë për të parë punën tonë, jo të raportojnë gjëra të tilla”, ka deklaruar De Biasi në konferencën për media.

“Shoh lajme e informacione që botohen, shkruajnë tituj që nuk kanë lidhje me atë çfarë ndodh këtu”, shtoi strategu italian.