Galaxy S III prezantohet më 22 maj

0
34

Ndërsa të gjithë e presin njoftimin për lansimin e gjeneratës së tretë të telefonit të famshëm të Samsung, Galaxy S III, gjërat me sa duket kanë filluar të qartësohen.

Kjo, pasi që tani është publikuar një ftesë për ngjarjen mediale të Samsung, në të cilën thuhet se prezantimi i Galaxy S III do të bëhet më 22 maj, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar.

Këtë ftesë madje e kanë publikuar edhe mediat koreane, të cilat mund të jenë të informuara më saktë për lajmin, ndërsa në mesin e tyre është edhe Yahoo News.

Nëse ndodh që Galaxy S III të prezantohet në fund të muajit maj, atëherë paraqitja në treg e telefonit mund të ndodhë gjatë qershorit të këtij viti.