9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Futbollisti i njohur Arda Turan krenar me Islamin

Më të lexuarat

Njëri prej futbollistëve më të njohur turk, Arda Turan, i cili momentalisht luan për Atletiko Madridin në profilin e tij ka vendosur një foto ku shihen tespihët dhe Kurani. Kësaj foto i shtohet edhe një koment “Natën e mirë”. Kurani dhe tespihët gjenden në tryezën e natës afër krevatit.

Arda Turan është i njohur edhe për atë se nuk turpërohet nga identiteti i tij islam dhe gjithmonë kur jepet mundësia, ai në jetën profesionale e tregon këtë identitet. Siç është e njohur, ai para çdo ndeshjeje lexon suren Jasin, ndërsa pas çdo goli e bënë sexhdenë e falënderimit.

Ai shpesh me kolegët e tij flet për Islamin, Kuranin dhe muslimanët, duke thyer paragjykimet që i kanë, që për fat të keq, shumica e njerëzve në perëndim kur është në pyetje Islami.

arda

 

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit