5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Fushata “Fto hoxhën në shtëpi”

Më të lexuarat

Cili është qëllimi i kësaj fushate: Për shkak që hoxha në ditët e sotit shumë pak ose aspak nuk vërehet në shtëpiat tona ngase janë mbyllur nëpër xhamiat tona dhe janë shndërruar në persona për t’i realizuar ceremonitë e ndryshme, të tilla si: fejesë, martesë ose të marrin pjesë në varrimin e dikujt.

Nga ceremonitë, në mesin tonë më e pranishme është kjo e fundit, saqë kur të shihet që hoxha ka hyrë në ndonjë shtëpi thonë “Ja, hoxha hyri në atë shtëpi, dikush me siguri ka ndërruar jetë!”

Me qëllim ta largojmë këtë paragjykim dhe shumë të tilla, duhet ta realizojmë fushatën “Fto hoxhën në shtëpi”.

1. E ringjallim odën e burrave;

2. I largojmë paragjykimet;

3. E luftojmë islamofobinë;

4. I njoftojmë njerëzit me parimet islame;

5. I zhdukim veset e këqija;

6. Ftojmë në lidhjen e martesës dhe në mbrojtjen e familjes;

7. I respektojmë dhe kujdesemi për prindërit;

8. E parandalojmë shpërnguljen;

9. Solidarizohemi me skamnorët; dhe

10. E krijojmë personalitetin pozitiv në shoqëri.

 

Kenan Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit