14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fuqia e ushtrisë turke, mjetet e pabesueshme ushtarake të Ankarasë (FOTO)

Më të lexuarat

Nuk duhet të na vijë si befasi, fakti që Turqia pësoi një grusht shteti ushtarak, pasi ushtria turke e ka bërë edhe disa herë në të shkuarën për të ruajtur demokracinë dhe parimet e Ataturkut.

Por është edhe një fakt tjetër për t’u nënvizuar.

Ushtria turke është ndër ushtritë më të fuqishme në botë, ku rivalizon me SHBA-të, Rusinë dhe Gjermaninë.

Buxheti i mbrojtjes së këtij vendi është 18.02 miliardë dollarë. Madhësia e ushtrisë së saj, përfshirë trupat e rregullta dhe ato rezervë është mbi 410.000. Turqia numëron 1,020 aeroplanë, 3,778 tanke, 13 nëndetëse, ndërsa forcat e saj tokësore kanë një arsenal prej 16.000 armësh të llojeve të ndryshme, transmeton Tirana Observer.

Turqia ka pajisjet më të mira ushtarake, përfshirë disa të sjella nga SHBA-ja, si dhe shumicën që i prodhon vetë si shtet. Ja disa nga mjetet ushtarake më të fuqishme turke.

1- Avioni F-16. Turqia ka rreth 300 të tillë që i ka ndërtuar me licencën e SHBA-ve. F-16 është shtyllë e Forcave Ajrore të SHBA.

2 – IAI Heron i bërë nga izraelitët është përdorur nga Forcat Mbrojtëse Izraelite në Rripin e Gazas. Turqia ka bërë 10 të tillë, me motorrë më të fortë dhe pajisje luftarake turke.

3 – Në Turqi operojnë edhe 3 dronë MQ-1 Predator, të bëra në SHBA. Kur pajisen me raketa Hellfier, këto drone mund të kapin targetët e tyre edhe në vende të fshehura.

4 – “Black Hawk” është një helikopter ushtarak i projektuar nga amerikanët dhe përdoret edhe nga vetë ushtria amerikane. Turqia kohët e fundit nënshkroi një marrëveshje për të marrë 115 helikopterë të tillë të modifikuar.

5 – “Panter” është një armë toke e fuqishme e prodhuar nga vetë Turqia. Ajo ka një gamë prej 25 miljesh.

6 – Sistemi i raketave MGM, i projektuar nga amerikanët është i aftë të godasë objektivat e saj deri në 100 milje largësi. Turqia ka 100 të tillë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit