7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Franca dëshiron të jetë pranë shtetit sionist të Izraelit”

Më të lexuarat

YUSUF ÖZCAN

“Franca dëshiron të jetë afër shtetit sionist të Izraelit. Macron donte të tregonte se ai ishte në harmoni me hebrenjtë dhe Këshillin hebre në vend”, tha Pierre Abecassis

Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron se “antisionizmin do ta konsiderojë të barabartë me antisemitizmin” ka shkaktuar reagime në Francë. Macron e dha këtë deklaratë pasi mendimtari francez me origjinë hebreje Alain Finkielkraut u përball me retorikë ofenduese nga “jelekët e verdhë”.

Përgjegjësi për komunikim në Shoqatën hebraike të Francës për Paqe (UJFP), Pierre Abecassis dhe gazetari francez Dominique Vidal janë prononcuar për Anadolu Agency (AA) në lidhje me “sulmin verbal që u përball Finkielkraut në protestën e “jelekëve të verdhë” javën e kaluar dhe deklaratën disa ditë më parë të Macronit se “antisionizmi është një nga mënyrat moderne të antisemitizmit dhe se Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit do të pranojë përkufizimin e antisemitizmit”.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Macronit se “antisionizmin do ta konsiderojë të barabartë me antisemitizmin”, Abecassis tha se “Macron duke bërë këtë deklaratë e bëri të qartë se ai është i mposhtur nga presionet e institucioneve hebraike dhe lobeve pro-izraelite në vend”.

“Franca dëshiron të jetë afër shtetit sionist të Izraelit. Macron donte të tregonte se ai ishte në harmoni me hebrenjtë dhe Këshillin hebre në vend dhe me presionin e hebrenjve ai e konsideroi antisionizmin si të barabartë me antisemitizmin. Prandaj, Macron dëshiron t’i kënaqë hebrenjtë dhe Izraelin si në politikën e jashtme ashtu edhe në politikën e brendshme”, tha Pierre Abecassis duke përmendur marrëdhëniet mes Francës dhe Izraelit.

“Macron dhe qeveria, duke përdorur sulmin verbal që u përball Alain Finkielkraut në protestë, po përpiqen të përfundojnë lëvizjen e ‘jelekëve të verdhë'”, tha Abecassis duke vënë theksin se në këtë ngjarje nuk duhet të harrohet që Finkielkraut është racist.

“Qeveria është e shqetësuar nga protestat e ‘jelekëve të verdhë’ dhe se po bën çmos për t’i dhënë fund”, tha më tej Abecassis, duke shtuar se për këtë arsye qeveria po përdor sulmin ndaj Finkielkraut.

Ai tha se edhe në vitet e kaluara sulme të ngjashme janë kryer ndaj Finkielkraut, ku dhe për këtë arsye nuk është e drejtë që të akuzohen të gjithë “jelekët e verdhë’ për kundërshtarë ndaj hebrenjve. Abecassis, tërhoqi vëmendjen se për të arritur qëllimet e shtetit të Izraelit, ata që mbrojnë muslimanët dhe palestinezët në vend tregohen si kundërshtarë të hebrenjve (antisemitikë).

“Franca ndjek një politikë të afërt dhe pranë me qeverinë izraelite. Fakti që sionizmi dhe antisemitizmi do të konsiderohen të barabartë do të thotë se ata që kritikojnë sionizmin do të dënohen. Kjo është shumë shqetësuese. Kritikimi i sionizmit është e vetmja gjë që mund të bëjmë që Izraeli të veprojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe është e padrejtë nëse do të dënohet edhe kjo”, thekson Abecassis.

“Antisionizmi duhet të dënohet si antisemitizmi”

Edhe gazetari francez Vidal ka theksuar se nuk e sheh të drejtë deklaratën e Macronit se do të konsiderojë të barabartë antisionizmin me antisemitizmin.

“Kritikët e sionizmit nuk duhet të pengohen në Francë. Antisionizmi nuk duhet të dënohet si antisemitizëm”, tha Vidal duke shtuar se “Qeveria përpiqet të njollosë lëvizjen e ‘jelekëve të verdhë’ duke përdorur sulmin verbal ndaj Alain Finkielkraut”.

Gjithashtu Vidal tha se është e gabuar që lëvizja e “jelekëve të verdhë” të identifikohet si anti-hebre.

Mendimtari francez, Finkielkraut, shpesh herë ka ardhur në rend dite me deklaratat e tij kundër muslimanëve në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit