9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

FOTO/ Hapet Rruga e Kombit, protestuesit qëndrojnë aty, Rama dërgon qindra policë

Më të lexuarat

Është hapur Rruga e Kombit dhe qarkullimi i mjeteve ka nisur.

Mijëra qytetarë të Kukësit, Hasit, Tropojës dhe Kosovës kanë protestuar për më shumë se 3 orë kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Ka pasur dhunë të policisë ndaj protestuesve dhe më pas edhe këta të fundit kanë qëlluar me gurë.

Protestuesit kanë shkatërruar autobandin, trarin e vendosur për të marrë taksën.

Me urdhër të Edi Ramës, ministria e Brendshme ka dërguar në Kukës, qindra forca policie nga Tirana me qëllim që të mposhtin me dhunë protestën e banorëve të veriut.

Mësohet se tani ka nisur qarkullimi i mjeteve, por protestuesit nuk janë tërhequr nga revolta e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit