6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Fondacioni turk TDV merr leje për t’u ndihmuar muslimanëve Rohingya

Më të lexuarat

Fondacioni Turk për Çështje Fetare (TDV) ka marrë leje nga qeveria e Bangladeshit për t’u dalë në ndihmë muslimanëve Rohingya të cilët kanë arritur të strehohen në këtë shtet

ANKARA (AA) – Fondacioni Turk për Çështje Fetare (TDV) ka marrë leje nga qeveria e Bangladeshit për t’u dalë në ndihmë muslimanëve Rohingya të cilët kanë arritur të strehohen në këtë shtet pas ikjes nga masakrat e ushtrisë dhe budistëve radikalë në Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga disa zyrtarë të TDV-së, fondaconi ka siguruar leje nga qeveria e Bangladeshit që të shpërndajë ndihma humanitare për muslimanët e Arakanit.

Me marrjen e lejes, TDV menjëherë ka filluar me shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Që nga 25 gushti, më shumë se 370 mijë muslimanë Rohingya kanë kaluar në Bangladesh nga shteti perëndimor Arakan në Mianmar, ka njoftuar OKB-ja.

Refugjatët janë duke ikur nga një operacion i ri i sigurisë në të cilin ata kanë thënë se forcat e sigurisë dhe turmat budiste kanë vrarë meshkuj, gra dhe fëmijë, kanë plaçkitur shtëpitë dhe kanë djegur fshatrat e muslimanëve Rohingya.

Sipas qeverisë së Bangladeshit, rreth tre mijë Rohingya janë vrarë nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve radikalë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit