8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Filipine: Xhamia në Zamboanga u godit nga një sulm vdekjeprurës me granatë mëngjesin e sotëm

Më të lexuarat

Të paktën dy njerëz janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me granatë në një xhami në Filipinën jugore, thonë zyrtarët lokalë.

Sulmi në qytetin e Zamboanga u zhvillua në orët e hershme të së mërkurës, vetëm disa ditë pas shpërthimeve të njëpasnjëshme vdekjeprurëse në një katedrale katolike romake në ishullin e Jolo i cili la të vdekur 21 njerëz dhe rreth 100 të plagosur.
Një granatë u hodh brenda një xhamie, e cila vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë “, tha zëdhënësi i ushtrisë rajonale, nënkoloneli Gerry Besana, për agjencinë e lajmeve AFP. Viktimat po flinin brenda xhamisë kur ndodhi sulmi sipas raporteve të policisë.

Në një deklaratë, zëdhënësi i presidentit Rodrigo Duterte, Salvador Panelo, tha se sulmuesit po “e turbullojnë” qeverinë në trajtimin e situatës së paqes dhe rendit në Mindanao.

https://twitter.com/i/status/1090489666825011201

“Terrorizmi ka rritur edhe një herë kokën e saj barbare dhe të shëmtuar,” tha Panelo.
Myslimanët janë minoritet në Filipinë e cila është kryesisht një vend katolik. Ato përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së rajonit të Mindanaos.

https://www.aljazeera.com/news/2019/01/southern-philippines-mosque-hit-deadly-grenade-attack-190130004852265.html

Burimi: Aljazeera, Përktheu: KohaIslame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit