10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

FIFA procedurë kundër FF Palestineze për Messin

Më të lexuarat

Rajoub ka ftuar tifozët arab dhe muslimanë të djegin fotografitë dhe fanellat me imazhin e Messit nëse ndeshja zhvillohet

 

MOSKË (AA) – Kreu i Federatës së Futbollit të Palestinës mund të përballet me dënim nga FIFA për thirrjen drejtuar tifozëve për të djegur fotografitë apo fanellat me imazhin e Messit, në rast se Argjentina luan ndeshjen miqësore me Izraelin në Kuds, raporton Anadolu Agency (AA).

FIFA njofton se kanë ngritur procedurë disiplinore kundër presidentit të federatës palestineze Jibril Rajoub për komentet që u përhapën në media.

Argjentina anuloi ndeshjen miqësore më herët gjatë këtij muaji pas protestave të organizatave pro palestineze.

Rajoub ka ftuar tifozët arab dhe muslimanë të djegin fotografitë dhe fanellat me imazhin e Messit nëse ndeshja zhvillohet.

FIFA nuk ka caktuar datën e vendimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit