7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Fatmire Bujupi, jo vetëm mësuese e mirë, por dhe grua e guximshme..

Më të lexuarat

Mësuesja Fatmire Bujupi,u bë temë debati pa dashjen e saj,ajo jetonte zakonshëm si gjdo femër tjetër,deri në momentin kur vendosi të kunkuroi për një vend pune,në një fashat të Komunës së Malishevës,vend ky jo afër fshatit të bashkëshortit të saj…Gjithçka nisi nga ai moment…ku jeta e një nëne të re,do të trazohej aqë shumë,nga  fyrjet e deri të dëbimi i dhuneshëm i saj,nga shkolla në të cilen ajo ishte pranu me konkurs të rregullt,mësuese matematike .

Një grup i vogel katunarësh,të ati fshati nuk mund ta duronin,pranin e mësueses Fatmire,me aryejen që ajo bartë mbulesë(shami)
Mësuesja prishtinase,me eleganc pranoj fyrjet e grupit të vogël që e kundershtuan atë,dhe të disa mediave që fatkeqësisht po i fryenin zjarrit,por që kësaj radhe foli zëri qytetar,thuajse i tër populli u ngriten në këmb në mbështetje të mësueses Fatmire Bujupi,e që vlenë të ceket dhe mbeshtetja publike e priftit  Don Lush Gjergji, “ Ai tha se ndjehet tejet i zemëruar që ka ndodhur ky rast, duke mbrojtur mësuesen me shami në të drejtën për të shprehur besimin e saj edhe para nxënësve.

“Unë do të isha shumë i zemëruar nëse një mësuesi apo një mësueseje të besimit katolik do t’i kërkohej që ta heq kryqin për t’u bërë mësimdhënëse. Shprehi zemërimin tim si shqiptar që një motrës sime i mohohet e drejta të jetë mësuese, vetëm pse bartë shami”, ka thën Gjergji”

Mësuesja Fatmire pas ati rasti u transferua në Kijev,por jo si mësuese por tash më profesoreshë, e ku u mirëpritë nga kolegët e saj dhe u perkrahë në vazhdimësi nga prindërit e nxënësve të asajë shkolle,e Fatmirja sot e asaj dite ka fjalë miradije për udhëheqësin e Gjimnazit “Lasgush Poradeci” Kijeve

Fatmire Statofci Bujupi ka perfundu studimet Matematikë-Shkenca Kompjuterike-në UP,dhe falë aftësive të saja arsimore e profesionale,ajo ka punu dhe më herët mësimdhënëse e It-së në Qendrën për trajnime profesionale-Infinit,në Prishtinë.

politikapress.net,mëson se Fatmire Bujupi ka punu për 5 vite me një organizatë angleze në Komunën e Drenasit mësimdhënëse e matematikes dhe e kompjuterizmit,e në të dyja rastet i është nënshtruar konkursit të rregullt gojarishë dhe me shkrim e nuk ka qën aspak problem,për drejtuesit anglez të atijë projekti,që në mesin e tyre kishin një mësuese me shami

Gruaja më e perfolur e vitit që lamë pas u bë shumë e dashur të të gjitha grup moshat,ku shpeshëher kanë shprehur interesim të dinë për të tanishmen e mësueses Fatmire..
politikapress.net mëson që Fatmire Bujupi tani punon si mësuese në Shkollën”Deshmoret e Fshatit Bubavec”

Ajo është nënë e dy fëmieve, Emirës e Omerit,është bashkëshorte e përkushtuar.

Kohën e lirë e kalon në kopshtinë familjarë.Fotografia e Fatmire Statovci

Fotografia e Fatmire Statovci

E pasionuar pas luleve,oborri saj është shumë ngjyrësh dhe me aromë trëndafili…
Ne mësueses Fatmire i dëshirojm punë të mbarë dhe sukses të mëtutjeshëm..

A.RAMIQI

politikapress

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit