Familjet me kredi, 30% e të ardhurave mujore i derdhin për këstet

0
11

Gati një e treta e familjeve shqiptare kanë një hua për të shlyer, kryesisht ndaj bankave. Banka e Shqipërisë gjatë një anketimit me rreth 1200 familje në të gjithë vendin për testuar qëndrueshmërinë e tyre financiare gjeti se në tremujorin e dytë te 2018 këstet mujore për shlyerjen e huave në familje zënë 10deri mbi 30 për qind të te ardhurave mujore.

Sipas vrojtimit rreth 28% e familjeve deklaruan se kanë hua për të paguar dhe kjo peshë ka mbetur e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë, por nën mesataren historike të vlerave të vrojtimit.Rreth 60% e familjeve huamarrëse deklarojnë se “aftësia e tyre paguese” nuk ka ndryshuar, ndërsa pjesa tjetër deklarojnë kryesisht përkeqësim krahasuar me 6-mujorin paraardhës dhe një vit më parë.

Niveli i përgjithshëm i të ardhurave dhe i shpenzimeve të familjeve është rritur gjatë periudhës së vrojtuar, por rritja e shpenzimeve ka qenë më e theksuar, duke rezultuar në ngushtim të balancës financiare (të ardhura – shpenzime).

Sipas analizës së Bankës, kjo strukturë ka vijuar të zhvendoset në favor të huamarrjes formale, krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë. Në përbërjen e tepricës sipas monedhës, rezulton se 84% e saj deklarohet në lekë dhe 16% në euro.

Sipas qëllimit të përdorimit, rreth 35% e tepricës së huasë deklarohet për blerjen ose riparimin e një prone, 41% për zhvillimin e një biznesi dhe vetëm 5% për konsum. Gjatë periudhës së vrojtuar, teprica e huasë me qëllim zhvillimin e një biznesi ka qenë në rritje, ndërsa për dy zërat e tjerë ka rezultuar në rënie.

Familjet huamarrëse vlerësojnë rënie të këstit të huasë gjatë periudhës referuese, duke reflektuar prirjen rënëse të normës së peshuar të interesit të kredisë për individët.

Për gjysmën e dytë të vitit 2018, shumica e familjeve huamarrëse (rreth 74%) nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese, ndërsa balanca neto e pjesës tjetër të të përgjigjurve tregon për një përkeqësim të lehtë.

Mundësia për të marrë hua gjatë pjesës së dytë të vitit 2018, vlerësohet pothuaj e njëjtë krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por në rënie krahasuar/Monitor