Familjarët e të zhdukurve, të dëshpëruar me Krasniqin

0
32

Jakup Krasniqi i ka befasuar familjarët e personave të zhdukur me deklaratën e tij se mocioni për të pagjeturit nuk është obligues për Qeverinë. 

Përfaqësuesit e këtyre familjeve u bëjnë thirrje pushtetarëve të përfillin kërkesën e tyre e të mos shkaktojnë huti me deklarimet e tyre publike. Ndërsa, shoqëria civile e quan kryekuvendarin ministër të Qeverisë në Kuvend, ngase po manipulohet nga ekzekutivi, raporton KTV. /koha/kohaislame