Sistemi i ri operativ Windows RT të Microsoftit, i cili është Windows 8 i dedikuar për t’u ekzekutuar në procesorët e bazuar në ARM, do të vëzhgohet nga Komisioni Evropian, pasi në opinion arriti lajmi që kjo kompani do të pamundësojë instalimin e browserëve tjerë në rrethinën jo-Metro.
Ky vendim ka rikthyer kujtesën tek viti 2009 kur Microsofti ishte urdhëruar që në Windows in i cili shitet në BE, të aplikojë mundësinë e zgjedhjes së browserit.
Një gjë e ngjashme po ndodh edhe në SHBA, kur një komision i Senatit ka paralajmëruar se do të hetojë ndikimin e sistemeve operative në konkurrencën në tregun e web browserëve. /albeu/kohaislame/