Erdogani përplaset me princin e Arabisë Saudite për fenë Islame?!

0
1468

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar deklaratën e fundit nga princi i kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman për ta bërë vendin e tij një bastion të “islamit të moderuar”

“Islami nuk mund të jetë ‘i moderuar’ ose ‘jo i moderuar’. Islami është një,” tha Erdogan në një fjalim në një program të organizuar në Ankara nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) mbi sipërmarrjen e grave më 9 nëntor.

“Kohët e fundit koncepti i ‘Islamit të moderuar’ ka marrë vëmendje. Por patentat e këtij koncepti kanë origjinën në Perëndim,” tha Erdogan, raporton “Hurriyet Daily News”.

“Ndoshta personi që shpreh këtë koncept mendon se i përket atij. Jo, nuk ju takon juve,” shtoi ai duke vënë në dukje se ai ishte pyetur për “islamin e moderuar” në takimet në Parlamentin Europian shumë vite më parë.”

“Tani ata janë duke u përpjekur ta hedhin përsëri këtë ide. Ajo që ata me të vërtetë duan të bëjnë është dobësimi i Islamit… Ne nuk duam që njerëzit të mësojnë për fenë nga fakte të huaja”, tha Erdogan.

“Ju thoni ‘Islamin e moderuar’, por nuk u lejoni grave të dalin. A ekziston ndonjë kufizim në Islam që ndalon gratë t’i ngasin makinës? Nuk ka gjë të tillë,” tha ai.

Princi i kurorës Saudite e kishte bërë premtimin e tij “të moderuar të Islamit” në Konferencën e Iniciativës për Investime të Ardhshme në Riad më 25 tetor.