6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdogan selam Thaçit për Ushtrinë! Mos prisni, ju bëjeni Ushtrinë, ne ju armatosim!

Më të lexuarat

Medie dhe zyrtarë të sigurisë në Serbi janë alarmuar me paralajmërimet për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Në këtë kontekst ato shohin edhe mundësinë e armatosjes së kësaj ushtrie nga Turqia, transmeton Koha.net.

Kështu, gazeta “srbija danas”, duke folur për këtë ushtri, nga gojë e ekspertëve serbë, përmend, siç shkruan, lidhjet e afërta të kryetarit të Turqisë me autoritete shtetërore të Kosovës.
Kjo gazetë elektronike shkruan se kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe ai është i gatshëm të dhurojë avionët “F-16 Falcon”, automjete të blinduar dhe tanke.

Ekspertë për siguri nga Beogradi pohojnë se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me të gjitha mënyrat do të ndihmojë armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.
Ish – shefi i katedrës për siguri të Akademisë ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski thotë se Turqia do ta armatosë Kosovën ashtu siç e ka armatosur Shqipërinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit