8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Erdogan: “Nuk kishim as varka për peshkatar, tani prodhojmë luftanijet më të avancuara në botë”

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, sot mori pjese në ceremoninë inauguruese të luftanijes korvet ‘Kınalıada’, e cila do t’i dorëzohet flotës detare.

Ne deklaratën që beri ai gjate ceremonisë u shpreh se Turqia do të vazhdojë projektet e rëndësishme për sigurinë e vendit dhe se aktualisht gjenden 14 projekte të përfunduara në sektorin privat dhe kantieret detare lidhur në sferën e luftanijeve, duke paralajmëruar edhe 10 projekte të tjera në vitet në vijim që presin të firmosen, raporton AA.

“Të gjitha këto projekte janë tregues i rëndësisë që ne ia japim zgjidhjeve që i kemi zhvilluar në fushën e detarisë kundër kërcënimeve në rajonin ku ndodhet vendi ynë. Me lejen e Zotit, ne do ta ndërtojmë edhe aeroplanmbajtësen tonë. Jemi të vendosur përë këtë dhe nuk kam asnjë shqetësim”, tha Erdoğan.

Presidenti turk Erdoğan tha se industria e mbrojtjes turke vitin e kaluar ka arritur prodhimin rekord në vlerë prej pesë miliardë dollarësh dhe ka arritur eksporte në vlerë prej 1.6 miliard dollarë, por kjo, sipas tij, është tregues se kjo nuk është edhe më afër me objektivat e vendosura në këtë sektor.

“Ndërtimi i luftanijeve dhe posaçërisht i nëndetëseve janë suksese në industrinë e mbrojtjes që na bëjnë krenar. Vendi ynë tashmë është në mesin e dhjetë vendeve në botë që mund të projektojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë luftanije në mënyrë vendase”,

“Republika e Turqisë është shpresë për popullin e tij dhe për të gjithë bashkatdhetarët, vëllezërit dhe miqtë. Rritja e aftësive tona të mbrojtjes në nivelin më të lartë të mundshëm është një nga kushtet që ne t’i justifikojmë këto shpresa”, potencoi presidenti Erdoğan.

 

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit