6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdoğan: Ngjarjet në Mianmar mund të kthehen në një krizë të madhe humanitare

Më të lexuarat

Erdoğan gjatë bisedës telefonike me shefen e diplomacisë së Mianmarit, ka thënë se e tërë bota islame dhe bashkësia ndërkombëtare është shumë e shqetësuar në lidhje me rritjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut të muslimanëve në Arakan

STAMBOLL (AA) – Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ku temë diskutimi ishin masakrat mbi muslimanët Rohingya në Arakan, që kryehen nga ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan gjatë bisedës telefonike me shefen e diplomacisë së Mianmarit dhe ministren e Shtetit të ngarkuar për punën e Presidencës së Mianmarit, Kyi, ka thënë se e tërë bota islame dhe bashkësia ndërkombëtare është shumë e shqetësuar në lidhje me rritjen e shkeljeve të të drejtave të njeriut të muslimanëve në Arakan.

Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime mbi situatën aktuale dhe mënyrën me të cilën kriza mund të zgjidhet, duke përfshirë edhe çështjen e mundësimit të shpërndarjes së ndihmës humanitare për njerëzit në nevojë të Arakanit.

Presidenti i Turqisë, Erdoğan, përsëriti se Turqia dënon ashpër të gjitha aktivitetet terroriste dhe operacionet kundër civilëve të pafajshëm, dhe shprehu shqetësimin se ngjarjet në Mianmar mund të kthehen në një krizë të madhe humanitare me përmasa të gjëra.

Ai tha gjithashtu se Turqia është e gatshme të ndihmonte në zgjidhjen e problemit dhe theksoi se duhet patur kujdes që të mos përdoret forcë e paligjshme në këtë proces dhe të dëmtohet popullata civile.

Në lidhje me krizën në Mianmar, Erdoğan, më herët ka biseduar me një numër udhëheqësish botërorë, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Presidentin e Bangladeshit, Abdul Hamid, për të cilën e njoftoi edhe zyrtaren e lartë të Mianmarit Kyi gjatë bisedës telefonike.

Nën pretekstin e luftimit të grupeve militante, ushtria e Mianmarit ka shkatërruar së paku 60 fshatra muslimane gjatë ditëve të fundit, nga të cilat dhjetëra mijëra vendas janë detyruar të ikin në Bangladeshin fqinj.

Sipas raporteve të fundit të OKB-së, 73,000 muslimanë nga Arakani kanë hyrë në Bangladesh deri të martën dhe dhjetëra mijëra prej tyre po presin për kalimin e kufirit.

Për shkak të faktit se nuk ka përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në zonën e krizës, është e pamundur të flitet për bilancin e saktë të sulmeve ndaj vendbanimeve muslimane. OJQ-të lokale thonë se bëhet fjalë për mijëra njerëz të vrarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit