10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Erdogan deklarohet pas sulmit terrorist

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Turqi që la të vdekur 39 persona, duke thënë se Turqia është e vendosur në luftën kundër terroristëve që kanë për qëllim shkaktimin e kaosit dhe destabilizimin e vendit.

“Sulmet e tilla edhe ndaj civilëve, armiqtë e popullit tanë dhe bashkëpunëtorët e tyre po dëshirojnë destabilizimin e vendit, moralit tonë dhe shkaktimin e kaosit. Megjithatë, ata vetëm se bashkojnë edhe më tepër forcat tona, ne nuk do të lejojmë asnjëherë që ata të kenë sukses në tentimet e tilla”, ka thënë Erdogan, përcjell “SHENJA”.

Erdogan po ashtu ka thënë se Turqia është cak i sulmeve të ndryshme terroriste dhe se ai është i vetëdijshëm se zhvillimet në rajon nuk ndodhin të pavarura njëra nga tjetra.

“Jemi të vendosur të çrrënjosim kërcënimet dhe sulmet në vendin tonë. Çdo jetë e humbur në këtë luftë dridh në mënyrë shtesë zemrat tona, por edhe vendosmërinë në këtë luftë. Si shtet dhe popull do të luftojmë deri në fund kundër terroristëve dhe ata që qëndrojnë pas tyre”, ka thënë Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit