7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Erdogan: deklaratat e Merkel dhe Schulz të kujtojnë nazizmin

Më të lexuarat

Deklaratat e politikanëve gjermanë për Turqinë të kujtojnë nazizmin, deklaroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një kohë që tensionet mes Ankarasë dhe Berlinit, janë të larta.

“Ky është nazizëm. Ky është fashizëm. Ju e bëni këtë”, tha Erdogani gjatë një fjalimi në Ankara, duke reaguar ndaj deklaratave të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe të rivalit të saj Martin Schulz për Turqinë, gjatë një debati televiziv të dielën në kuadër të legjislativeve të 24 shtatorit në Gjermani.

Gjatë debatit, Merkel theksoi se është pro ndërprerjes së negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian të Turqisë.

Zyrtarisht negociatat mes BE-së dhe Ankarasë kanë filluar në vitin 2005, por aktualisht ato janë në një pikë të vdekur. /tesheshi.com/

Shpërndaje:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit