Erdogan: Askush përveç Turqisë nuk i premton të ardhme popullit sirian

0
56

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se asnjë vend tjetër përveç Turqisë nuk i premton të ardhme popullit sirian…

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të dielën se asnjë vend tjetër përveç Turqisë nuk i premton të ardhme popullit sirian.

Erdogan mbajti një fjalim në kongresin e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim në nënprefekturën Yskydar të Stambollit.

Kreu i shtetit turk theksoi se 4.163 terroristë janë neutralizuar deri më tani në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar më 20 janar nga Forcat e Armatosura të Turqisë kundër organizatës separatiste terroriste PKK/PYD-YPG dhe DAESH në distriktin Afrin të Sirisë.

“Ne po luftojmë me të njëjtën vendosmëri kundër organizatave terroriste, të cilat na janë nxjerrë përballë. Deri më sot, në Turqi janë sjellë nga jashtë shtetit 80 terroristë të FETO-s. Tradhtarët anëtarë të PKK-së dhe organizatës terroriste gyleniste po japin llogari përpara drejtësisë”, deklaroi ai.

“Jemi duke përmbysur lojërat që luhen në rajonin tonë”, shtoi presidenti turk duke potencuar se Ushtria e Lirë Siriane dhe Forcat e Armatosura të Turqisë luftojnë së bashku kundër terroristëve në Siri.

“Askush përveç Turqisë nuk i premton të ardhme popullit sirian. Në Siri duhet të formohen zona të sigurta për të mundësuar kthimin e refugjatëve në vendin e tyre”, nënvizoi ai.

Më tej, Erdogan vuri në pah se tashmë në Siri nuk mund të hidhet asnjë hap pa Turqinë.

“Në ofensivën e fundit, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës realizuan bashkë me Britaninë e Madhe dhe Francën duke shënjuar impiantet e armëve kimike të regjimit, pamë edhe një tjetër herë se kjo punë s’bëhet me masa bandazhi”, përfundoi kreu i shtetit turk.