9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

ERDOAN: QEVERIA DO TË VAZHDOJË ME VENDOSMËRI LUFTËN KUNDËR TERRORIT

Më të lexuarat

“Terrori që ka në shënjestër vëllazërinë, unitetin dhe qetësinë tonë është i destinuar që herët ose vonë të humbasë e dështojë përballë vullnetit dhe vendosmërisë së popullit tonë të shenjtë, forcave tona të sigurisë”, thotë Kryeministri Edoan në mesazh ngushëllimi publikuar me rastin e sulmit terrorist në Gaziantep.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan ka publikuar një mesazh ngushëllimi për sulmin e pabesë në Gaziantep, ku humbën jetën 9 persona. .

“Kjo ngjarje e trishtueshme që ka ndodhur në ditën e dytë të Bajramit të Shenjtë të Ramazanit na ka treguar edhe një herë se terrori nuk kursehet të marrë në shënjestër civilët pa bërë dallime në fëmijë e gra; se i ka injoruar edhe një herë vlerat shpirtërore të popullit tonë të shenjtë. Terrori që ka në shënjestër vëllazërinë, unitetin dhe qetësinë tonë është i destinuar që herët ose vonë të humbasë e dështojë përballë vullnetit dhe vendosmërisë së popullit tonë të shenjtë, forcave tona të sigurisë”, thotë Edoan në mesazhin e tij.

“Qeveria me mbështetjen që merr nga populli nuk do të lejojë prishjen e paqes sociale në vend”, – tha Kryeministri Erdoan dhe shtoi: “Qeveria jonë do të vazhdojë me vendosmëri të luftojë terrorin pa bërë kurrë lëshime në parimet e demokracisë dhe shtetit ligjor”.kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit