“Embargoja Arabe e Naftës”, si e solli në gisht ekonominë botërore para 45 vitesh

0
166

Në Tetor të viti 1973 shtetet e OPEC-ut ndaluan eksportimin e naftës në SHBA dhe në shtetet e tjera të perëndimit. Ata e bënë këtë si dënim për ata që mbështetnin Izraelin në luftën e Yom Kippur (lufta e Sirisë dhe Egjiptit kundër Izraelit). Kjo u quajt

Si pasojë e kësaj embargo çmimi i naftës u rrit dhe bëri SHBA-të të mendonin tani për çmimin e energjisë dhe shume produkteve dhe shërbimeve tjera që lidheshin me naftë, për të cilën deri në vitin 1973 ata asnjëherë nuk ishin shqetësuar. Kjo embargo u përdor si taktikë politike që ti bënin Izraelitët të largonin trupat e tyre nga tokat që ata i kishin pushtuar që nga viti 1967

Por, embargoja shërbeu edhe në aspektin ekonomik, sepse bëri Arabët të mësonin se sa të fuqishëm ishin në botë për nga nafta. Kriza shkaktoi edhe ngritjen e çmimit të naftës edhe mungesë të naftës. Konsumi i naftës në SHBA u ul për 20 %. Gjithashtu u preken edhe industria e automobilizmit, dhe shumë industri të tjera sepse gjithçka lidhej me naftë

SHBA-të duke parë gjendjen u munduan që sa më shume të ulnin konsumin e naftës dhe ti shpërblenin ata që do të zbulonin ndonjë mënyrë alternative të prodhimit të energjisë. Kjo ishte koha kur edhe energjia solare dhe ajo me erë filluan të zhvilloheshin. Presidenti i atëhershem Nixon formoi edhe Departamentin e Energjisë që të zhvillonte politika energjetike dhe ta bënin Amerikën të pavarur në këtë aspekt.

Pas pesë muajve shtetet e OPEC-ut filluan përsëri të eksportonin naftë në shtetet e perëndimit, por me çmime më të larta (që përfshinte edhe inflacionin). Efekti afat-gjatë i kësaj embargo ishte: – recesioni ekonomik në të gjithë botën, – inflacion i lartë (mbi 10%) dhe – papunësi e lartë.

Edhe pse kjo embargo shkaktoi recesion ekonomik, i shtyri shumë biznese të mendojnë: – më shume për efiçecën ekonomike, – të përdorin më pak naftë e cila me pas do të ishte në shërbim edhe të mbrojtjes së ambientit. Gjithashtu embargoja hapi një epokë të re në marrëdhëniet ndërkombëtare, sepse bëri Arabët të kuptojnë që mund, në çfarë do kohë, të jenë kërcenim për shtetet e tjera si nga aspekti ekonomik ashtu edhe politik.