6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Eksperimentet me njerëz, 750 padi ndaj Xhon Hopkins

Më të lexuarat

Sistemi i spitaleve “Xhon Hopkins” është paditur për shkak të rolit të tij në eksperimente mjekësore në Guatemalë në vitin 1940 dhe 1950, të kryera me financim të qeverisë amerikane dhe Fondacionit Rockfeller, raporton “The Guardian”.  Qindra njerëz u infektuan në mënyrë të qëllimshme me sëmundje seksualisht të transmetueshme, si pjesë e një programi qeveritar amerikan.
 
750 paditësit, bashkëshortë dhe fëmijë të viktimave, kërkojnë 1 miliardë dollarë si dëmshpërblim për dëmet shkaktuar njerëzve të cilët u infektuan me sifiliz dhe gonorre.
 
Subjektet e kërkimeve të mëparshme dhe familjet e tyre pretendojnë se drejtuesit e Xhon Hopkins kishin një “ndikim të jashtëzakonshëm” mbi studimet e kryera atje dhe se ishin përfshirë në ideimin e atyre eksperimenteve.
 
Paditësit kanë emrat dhe adresat e familjeve të 124 personave që vdiqën për shkak të komplikacioneve nga sëmundjet e rrezikshme që i morën gjatë eksperimenteve.
 
“Për më tepër se gjysmë shekulli, që prej studimit në Guatemalë, studiuesit dhe klinicistët kanë punuar me zyrtarë të qeverisë për të hedhur bazat e standardeve etike për kërkime njerëzore. Xhon Hopkins mirëpret hetimet ndaj qeverisë amerikane për studimin në Guatemalë dhe për legjitimitetin e saj” tha zëdhënësi i Universiteti, Kim Hoppe, duke shtuar se kjo është një përpjekje për të shfrytëzuar një tragjedi historike për fitime monetare.
 
Presidenti amerikan, Obama i quajti eksperimentet e bërë nga administrata Truman si “qartësisht joetike” dhe kërkoi falje për ata që u bënë subjektet të tij.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit