4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Egjipt: varja e parë ndaj një mbështetësi të Morsit, i akuzuar për vrasje

Më të lexuarat

Autoritetet zyrtare egjiptiane kanë ekzekutuar pas dënimit me vdekje, mbështetësin e  presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi, i cili ishte dënuar për vrasje, raporton Anadolu Agency (AA)
 
Pas përfundimit të gjykimit dhe pas përfundimit edhe të procedurave të ankesave, autoritetet e vuajtjes së dënimit të Egjiptit kanë ekzekutuar Mahmoud Ramadan me varje. Ky ekzekutim është konfirmuar edhe nga Ministria e Brendshme e Egjiptit nëpërmjet në një deklaratë të shtunën.
 
Ministria e Brendshme e Egjiptit pretendon se Ramadan kishte qenë i dënuar për akuzën e hedhjes së kundërshtarëve nga kulmi i një ndërtese në qytetin bregdetar të Aleksandrisë në verën e vitit 2013, përfshirë edhe fëmijë.  Ky është mbështetësi i parë i  presidentit të rrëzuar Morsi që ekzekutohet me varje nga ushtria.
 
Gjykata Penale në Aleksandri e ka dënuar Mahmoud Ramadan  me vdekje në maj të 2014, një vendim që u la në fuqi edhe në  muajin shkurt.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit