14 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Egjipt: Profesoreshat nuk mund të ligjërojnë me nikab

Më të lexuarat

Gjykata në Egjipt ka konfirmuar sot vendimin e Universitetit “Gaber Nasser” në Kajro me të cilin ligjëruesve të gjinisë femërore u ndalohet mbajtja e nikabit gjatë orëve mësimore, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tetor të vitit të kaluar, kryetari i universitetit ua ndaloi ligjërueseve të mbajnë nikabin gjatë orëve mësimore me arsyetimin se kjo ndalesë synon komunikim më të mirë mes ligjëruesve dhe studentëve. Kundër këtij vendimi janë parashtruar katër padi, por sot vendimi i gjykatës ka konfirmuar ndalesën.

Nikabi, pëlhura me të cilën disa gra muslimane mbulojnë fytyrën, nuk mbahet dhe aq shumë në Egjipt.

Institicioni kryesues për arsimimin e lartë në Egjipt, universiteti Al-Azhar, në vitin 2008 organizoi debat publik pas çka ligjëruesve ua ndaloi mbajtjen e nikabit për arsye të sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit