Durim Limaj: Janë bërë mbi njëmijë inspektime në gjithë Kosovën, nuk rezulton se ka kontrabandë të mallrave serbe

0
23

Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj, ka thënë parimore për vendosjen e taksës kanë qenë ekonomike, për shkak të barrierave që këto dy vende i kanë vendosur Kosovës.

Limaj në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se qytetarët janë vetëdijesuar pas tarifës ndaj produkteve serbe dhe numri i këtyre produkteve është shumë simbolikë në raftet e marketeve në Kosovë.

“Vendosja e flamujve ka ndikuar shumë te qytetarët dhe ata e kanë shumë të vështirë të blejnë produkte të Serbisë dhe të shkojnë e ta paguajnë në arkë”.

Shefi i Kabinetit i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se deri më tani ka vetëm aludime sa i përket kontrabandimit të mallrave serbe.

“Pas përmendjes së kontrabandës, ministri Shala ka vendosur që të rrisë inspektimin se mos po ushtrohet kontrabandë. Deri më sot në bashkëpunim me Doganën dhe ATK janë bërë mbi njëmijë inspektime në gjithë Kosovën. Në bazë të këtyre rezultateve në asnjë rast nuk është evidentuar kontrabandë, pra produktet ose kanë dudat e rregullta doganore ose kanë paguar taksën 100%”.

“…Nuk ka raste të prekshme sa i përket kontrabandimit të mallrave serbe. Përderisa nuk ka rezultuar me gjetje të kontrabandës, ato mund të jenë vetëm aludime”.

Limaj ka thënë se pas vendosjes së taksës, pala boshnjake ka pasur një reflektim pozitiv madje kanë kërkuar nga ne që të kemi mirëkuptim për shkak të konstalacionit politik.