16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Drejtësia gjermane po shqyrton faktet mbi torturën dhe vrasjet nga regjimi i Asadit

Më të lexuarat

Më shumë se 27.000 fotografi të torturës dhe vrasjeve të kryera nga regjimi i Asadit në Siri janë dorëzuar tek prokurorët gjermanë të cilët po i hetojnë ato.

“Fotot tregojnë masën dhe natyrën sistematike të torturës nën presidencën e Bashar al-Asad”, tha Wolfgang Kaleck, sekretari i përgjithshëm i Qendrës Evropiane për të Drejtat Kushtetuese dhe të Drejtat e Njeriut (ECCHR).

Fotografitë u morën nga një dezertor që dikur punonte për policinë ushtarake siriane. Dezertori i quajtur “Cezari”, u largua nga atdheu në vitin 2013, duke marrur me vete 55,000 fotografi që tregonin trupa njerëzish të torturuar, në vitet 2011 dhe 2013.

Megjithëse abuzimet e janë kryer në Siri dhe jo në Gjermani, rasti mund të depozitohet në shtetin gjerman nën parimin ligjor të juridiksionit universal, që do të thotë se çdo vend mund të ndjekë kryerësit e krimeve, pavarësisht se ku është kryer krimi.

Gjermania është një nga vendet e pakta në botë që zbaton këtë parim human.

Edhe në Francë, një hetim i ngjashëm mbi krimet kundër njerëzimit u hap dy vjet më parë në bazë të të dhënave të “Cezarit”.

Sipas gazetës javore gjermane “Spiegel”, hetuesit gjermanë po shqyrtojnë raste kundër 12 zyrtarëve kryesorë të regjimit të Asadit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit