8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Dosti” i Fatmir Besimit, përgjegjës për vrasjen e 1400 kosovarëve

Më të lexuarat

Ljubisa Dikovic është aktualisht ushtaraku kryesor në Serbi. Që nga viti 2011, ai udhëheq Shtabin e Ushtrisë së Serbisë, ndërkohë që në këtë kapacitet ka vizituar edhe Kosovën, saktësisht bazën e KFOR-it ku ka zhvilluar takime me komandantin e kësaj force.

Por, ishte pikërisht përfaqësuesi i BDI’së, asokohe Ministër i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, ai i cili e thellojë bashkëpunimin midis qeverive respektive.

Delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes, në shkurt të vitit 2012, i kryesuar nga ministri i atëhershëm, Fatmir Besimi, kishte qëndruar për vizitë pune në Serbi, ku zëvëndësi i tanishëm i Nikolla Gruevskit, Fatmir Besimi, ishte takuar edhe me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës së Serbisë, gjeneral nënkolonelin, Ljubisha Dikoviq ( shih foton ), raporton portali Sakte.net


Por, mbi Dikovic, i cili ka qenë dëshmitar në Hagë në kuadër të procesit të një ushtaraku tjetër serb, rëndojnë dyshimet se është përgjegjës për 1400 vrasje të civilëve shqiptarë në Kosovë.

Kështu thuhet në një dokumentar të përgatitur nga Fondaconi për të Drejtën Humanitare që drejtohet nga Natasha Kandic. Mediat e mëdha në Serbi kanë refuzuar ta publikojnë këtë film.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e përgatitur nga Fondacioni për të Drejtën Humanitare, “Gjenerali Dikovic dhe brigada e 37 në Kosovë”.

Në zonën e përgjegjësisë të brigadës 37 të ushtrisë së Jugosllavisë në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë rreth 1.400 civilë. Mbetjet mortore të një numri të viktimave janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Me brigadën në atë kohë ka komanduar shefi i tanishëm i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Lubisa Dikovic. As ai e as pjesëtarët e njësisë së tij nuk janë përgjigjur kurrë për ato krime.

Në filmin e Fondit për të Drejtën Humanitare “Lubisa Dikovic dhe brigada e 37 në Kosovë” janë paraqitur provat mbi prezencën dhe rolin e Ushtrisë së Jugosllavisë në vrasjet masive të civilëve në Izbicë, Qirez, tek Shavarinat, Rezallë dhe fshatrat e tjera të rajonit të Drenicës, e të cilat më parë  janë prezantuar në dosjet “Lubisa Dikovic” dhe “Rudnica”.

Shumë televizione në Serbi, duke përfshirë edhe serviset publike RTS dhe RTV, kanë refuzuar apo nuk janë përgjigjur në kërkesën për të shfaqur filmin. Për këtë arsye filmi do vendoset në ueb-faqen tonë të martën, më 21 shkurt në orën 11./Sakte.net

Image result for fatmir besimi dikoviq

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit