16.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Dosjet e vrasjeve politike në kopje digjitale, me fotografi e prova

Më të lexuarat

Familjaret e viktimave të vrasjeve politike ndihen të indinjuar nga deklaratat e të ish kryeprokurorit të Kosovës, Hilmi Zhitia. I cili tha se dosjet e vrasjeve politike janë asgjësuar nga UNMIK.

Familjaret e viktimave të vrasjeve politike i kanë thënë “Botës sot” se dosjet e krimeve dhe vrasjeve politike të pasluftës nuk janë të asgjësuara.

Ato gjendën të dublifikuara në kopje, të ruajtura në mënyrë digjitale, të inventarizuara me fotografi të të gjitha provave nga vendi i ngjarjes, të hetimeve të mëpastajshme, të deklaratave të dëshmitarëve etj. Përkundër faktit se në ndërtesat e policisë së Kosovës, në Prishtinë e Pejë janë vjedhur disa herë faktet.

Ish kryeprokurori i Kosovës, Hilmi Zhitia, në një medium deklaroi se këto dosje janë asgjësuar nga UNMIK. Kjo nuk është fare e vërtetë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit