4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Domethënia e shprehjes ‘la ilahe il Allah’ dhe kushtet e saj

Më të lexuarat

1) Kushtet e shprehjes ‘la ilahe il Allah’ dhe domethënia e saj?
– Dije, vëlla i dashur musliman, Allahu na udhëzoftë, se fjala ‘la ilahe il Allah’ është çelësi i Xhenetit, mirëpo çdo çelës ka dhëmbë, kështu që nëse posedon çelës me dhëmbë mund të hapësh derën, përndryshe nuk do të mundesh. Dhëmbët e këtij çelësi janë kushtet e shprehjes ‘la ilahe il Allah’. Këto janë:

a) Posedimi i diturisë mbi kuptimin e kësaj shprehjeje, që do të thotë të mohosh adhurimin e tjetërkujt veç Allahut
dhe t’ia kushtosh këtë adhurim vetëm Allahut, Një. Allahu thotë:

“Dije se nuk ka Zot tjetër veç Allahut.” (Muhamed : 19)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush vdes duke ditur se s’ka tjetër që meriton adhurim veç Allahut, hyn në Xhenet.” (Transmeton Muslimi.)

b) Posedimi i bindjes së plotë që do të thotë të jesh i bindur në këtë gjë me gjithë zemër duke mos dyshuar aspak. Allahu thotë:

“Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të Dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan …” (Huxhurat: 15)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Kush dëshmon se s’ka të adhururar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij si dhe e takon Allahun duke mos dyshuar aspak në Të, ai hyn në Xhenet.” (Transmeton Muslimi)

c) Pranimi i asaj që kërkon kjo shprehje me zemër dhe gjuhë. Allahu thotë:

“Për arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, ata e mbanin veten lartë. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur.” (Saffat: 35, 36)

d) Pranimi i plotë dhe nënshtrimi në atë që e shpreh kjo shprehje. Allahu thotë:

“Dhe kthehuni te Zoti i juaj e përuluni Atij …” (Zumer: 54)
e) Thënia e kësaj shprehjeje me sinqeritet nga zemra. Allahu thotë:

“Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë ‘ne kemi besuar’ e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që thanë të vërtetën, do t’i dallojë dhe gënjeshtarët.”(Ankebut: 1-3)

“Ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër veç që ta adhuronin Allahun me dashuri të sinqertë ndaj Tij.” (Bejjine: 5)
I Dërguari i Allahut alejhi selam thotë: “S’ka njeri që dëshmon sinqerisht nga zemra se s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Tij, e Allahu të mos e bëjë harram për të hyrjen në Xhehenem.” (Mutefikun alejhi, transmeton Buhari dhe Muslimi.)
Në një hadith tjetër ai thotë: “Njeriu më i gëzuar me shefatin tim është ai që thotë ‘la ilahe il Allah’ nga zemra e sinqertë ose shpirti i sinqertë.” (Transmeton Buhari.)

f) Ta duam këtë shprehje të mirë dhe ata që e thonë sinqerisht atë e t’i urreshë ata që i kundërvihen asaj. Allahu thotë:

“E nga njerëzit ka të atillë që në vend të Allahu besojnë idhujt, që i duan ata si Allahun, por dashuria e atyre që besuan Allahun është më e fortë.” (Bekare: 165)
Muhamedi alejhi selam thotë: “Një person tek i cili gjenden tri gjëra ka gjetur ëmbëlsinë e Imanit:

Të jenë Allahu dhe Pejgamberi më të dashur për të se çdo gjë tjetër.
Ta dojë dikë vetëm për hirë të Allahut
Të urrejë të kthehet në kufër pasi Allahu e ka shpëtuar nga ai ashtu siç urren të hidhet në Zjarr.”
(Mutefikun alejhi, transmeton Buhari dhe Muslimi.)

Marrë nga libri El-Velau Vel-Berau fil-Islam, autor Muhammed Seid Kahtani.

Muhamed Xhemil Zejno

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit