7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

DOBITË SHËNDETËSORE NGA ÇIKLIZMI

Më të lexuarat

Biçikleta u bën mirë të gjithëve dhe ka një mori avantazhesh për gratë. E rëndësishme është që të respektohen rregullat e qarkullimit rrugor dhe të ngitet mirë. Më poshtë mund të lexoni këshillat për avantazhet dhe disavantazhet e saj.

Të mirat e çiklizmit

Të mirat e biçikletës janë të shumta, sidomos ato psikologjike. Është kënaqësi e madhe t’i japësh biçikletës në ajër të pastër, duke shmangur gjithmonë zonat me trafik. Biçikleta duhet të përdoret nga të gjithë, sidomos nga gratë, sepse ndihmon në uljen e nivelit të akumuluar të stresit. Veç të tjerash, ngarja e biçikletës është një lloj sporti që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Çiklizmi, edhe në nivel amatorial, ka një funksion të dyfishtë. Nga njëra anë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare tek ata persona që e kanë trashëgimi familjare, ose te gratë duhanpirëse. Ndërsa, nga ana tjetër, përdoret si një terapi e vërtetë rehabilituese për personat që kanë pasur probleme kardiake.

Ai është një sport rezistence. Duke pedaluar ndihmon forcimin gradual të zemrës, përmirëson frymëmarrjen dhe metabolizmin muskulor. Natyrisht të gjitha këto dobi nuk arrihen menjëherë, por dalëngadalë me kalimin e kohës dhe pa e tepruar, sidomos kur nuk jemi të rinj.

Çfarë duhet bërë para nisjes së aktivitetit fizik?

Gjithmonë këshillohet një vizitë te mjeku specialist, sepse shpeshherë një stërvitje me biçikletë mund të shndërrohet si pa e kuptuar në një sport gjithnjë e më angazhues. Kështu për të shmangur rreziqet e mundshme, duhet të bëni ndonjë analizë për të parë gjendjen shëndetësore. Do të mjaftonte të paktën një elektrokardiogramë.

Dobitë

Tonifikohen të gjithë muskujt dhe silueta. Rezultatet janë më të mëdha te të ndenjurat, kofshët dhe pulpat e këmbëve. Por nuk mbeten pas edhe muskujt e shpinës. Përveç të tjerash duke i dhënë biçikletës digjni shumë yndyrat.

Çfarë duhet ngrënë para pedalimit

Në përgjithësi rekomandohen karbohidratet, sepse digjen shpejt dhe japin fuqi. Ushqimi duhet konsumuar jo një orë para ekskursionit, por dy ose tre orë minimumi para nisjes. E rëndësishme është që ta hidratoni trupin dhe të mbani me vete një shishe me ujë që ju nevojitet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit