8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Do t’i vrasë të gjithë myslimanët”: Publikohen pamjet e sulmit pranë një xhamie në Londër – një i vrarë dhe dhjetë të plagosur (Foto/Video)

Më të lexuarat

Një person është vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur kur një furgon i bardhë ka goditur këmbësorët në parkun Finsbury, pranë një xhamie, në veri të Londrës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, personi që po drejtonte furgonin kishte bërtitur “Do t’i vrasë të gjithë myslimanët”, ngjarje kjo që kishte ndodhur menjëherë pas lutjeve të natës së muajit të Ramazanit.

Kanë qenë vetë kalimtarët ata që më në fund kanë mundur të neutralizojnë sulmuesin, duke e shtrirë për tokë derisa kishin arritur policia.

Siç thuhet më tej, një i vrarë është konfirmuar në vendin e ngjarjes, derisa tetë të tjerë janë duke u u trajtuar në tre spitale të Londrës – dy të tjerë kanë pësuar lëmtime të lehta.

Këshilli mysliman i Britanisë ka dënuar sulmin si “manifestim të dhunshëm” dhe ka bërë thirrje për siguri shtesë rreth xhamive, të cilat Policia Metropolitane e ka premtuar. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit