6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ditë e zezë për koalicionin: Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini humbasin 50 ushtarë

Më të lexuarat

SANAA: Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaruan se 45 trupa të saj janë vrarë në Jemen dhe gjithashtu shteti i Bahreinit deklaruan se kanë humbur pesë ushtarë gjatë ditës së premte, e cila shënon ditën më vdekjeprurës për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër rebelëve shiitë të Jemenit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, tha se trupat u vranë kur një raketë e hedhur nga rebelët goditi një depo municioni. Në faqen zyrtare të tij në Twitter, ai ndër të tjera tha se “sulmi frikacak nuk do të na pengojë.”

Zyrtarët pro-qeveritare të sigurisë së Jemenit thanë se raketat u hodhën në provincën e Maribit, rreth 120 kilometra (75 milje) në lindje të kryeqytetit Sanaa.

Zyrtarët nga zyra e mediave të lëvizjes rebele shiite të njohur si Houthis konfirmuan se kanë gjuajtur një raketë sovjetike Tochka në zonën në fjalë. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për shkak se ata nuk janë të autorizuar për të dhënë deklarata për shtypin.

Vdekjet vëjnë në dukje gjithnjë e më shumë rolin e Emirateve në terren në luftën Jemenit – si me pjesëmarrjen në trupa ushtarake dhe ashtu edhe në pajisje, megjithëse qeveria e këtij vendi ende nuk e ka bërë të qartë shtrirjen e plotë të rolit të tyre apo të numrit të trupave të përfshira.

Agjencia e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, fillimisht tha se 22 pjesëtarë të ushtrisë u vranë premten, por më vonë njoftoi se edhe 23 të tjerë kanë gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të tyre. Ai nuk dha detaje mbi rolin e tyre në konflikt./Kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit