14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Dialog mbi mbulesën e gruas, ndërmjet një profesori kuvajtian dhe një studenteje

Më të lexuarat

Një profesor kuvajtan tregon:

Një studente më tha: “A ka në Kuran një ajet që tregon për detyrimin e gruas për mbulesë?”
I thashë asaj: Mu prezanto fillimisht.
Tha: “Unë jam një nxënëse në vit të fundit në universitet, dhe sipas asaj që di unë, Allahu (xh.sh.) nuk ka urdhëruar për hixhabin (mbulesën) dhe për këtë arsye unë jam pa hixhab, por falem.”
I thashë: “Mirë, më lejo të të bëj një pyetje.”
Tha: “Urdhëro!”
I thashë: “Nëse të përsëris ty një kuptim të vetëm, por ta sjell atë me 3 fjalë të ndryshme, çfarë kupton?”
Tha: “Si është e mundur kjo?”
I thashë: “Nëse të them ty të më sjellësh diplomën tënde të universitetit, pastaj për së dyti të them të më sjellësh letër (vërtetim) që vërteton që ke mbaruar unviersitetin, pastaj për së treti të them të më sjellësh një dëshmin e përfundimit të universitetit, çfarë kupton ti?”
Tha: “Kuptoj që unë duhet patjetër të sjell diplomën (dëshminë-vërtetimin) e universitet dhe nuk ka vend për keqkuptim të fjalës tënde, sepse ke përdorur më shumë sesa një term për një kuptim të vetëm (Diplomë, Dëshmi, Vërtetim).”
I thashë: “Kjo ishte ajo që synoja.”
Më tha: “E cila është lidhja e kësaj me hixhabin (mbulesën).”
I thashë asaj: “Allahu ka përdorur tre terma të ndryshme në Kuran, duke nënkuptuar me to mbulesën.”
Shikoi tek unë me çudi dhe tha: “Si është e mundur kjo?!”
I thashë: “Allahu e ka përshkruar “veshjen mbuluese” për femrën me “hixhab” “xhilbab” dhe ‘khimar”. Përdorimi i tre termave të ndryshme, për një kuptim të vetëm, çfarë nënkupton për ty?!”
Ajo heshti.
I thashë: “Nënkupton se nuk duhet të vihet në diskutim çështja, sikurse dëshmia jote e universitetit, a nuk është kështu?”
Ajo tha: “Më habitët me mënyrën tuaj të dialogut.”
I thashë asaj: “Përshkrimet e Allahut për “veshjen mbuluese” janë sikurse më poshtë:
Ajeti parë: “Le t‟i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës)” (Nur, 31).
Ajeti i dytë: “O Profet, thuaju grave dhe vajzave të tua, si dhe grave të besimtarëve, që të lëshojnë mbulesën e tyre (të kokës)” (Ahzab, 59).
Ajeti i tretë: “Kur të kërkoni prej grave të Profetit diçka, kërkojeni prapa perdes!” (Ahzab, 53).
A nuk tregojnë këto për mbulesën e femrës?”
Ajo tha: “Më mahnitët me këto fjalë.”
I thashë asaj: “Më lejo të të shpjegoj kuptimin e të treja termave në gjuhën arabe.
Khimar: është një rrobë e gjatë që femra mbulon kokën e saj, dhe “lëshimi” nënkupton shtendosjen për mbulim e kokës, qafës dhe kraharorit.
Xhilbabi: është një këmishë e gjerë e gjatë, e cila ka mëngë dhe kapuç për mbulimin e kokës dhe që është një lloj rrobe e përhapur shumë në Marok. Ndërsa hixhabi nënkupton “mbulim” ose “mbulesë”.
Ajo tha: “Nga kjo kuptoj, që unë duhet patjetër të mbulohem.”
I thashë: “Patjetër, nëse zemra jote e do thellësisht Allahun dhe të dërguarin e Tij.
Mbulesa është dy llojesh: e para është mbulesë për trupin, e kjo është farz që ka urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij, ndërsa e dyta është mbulesa e shpirtit dhe zemrës dhe që është më e mirë sesa e para, sikurse thotë Allahu i Madhërishëm: “Petku i devotshmërisë është më i miri” (El-A’raf, 26), pasi femra mund të jetë e mbuluar fizikisht, por që ka humbur mbulesën e devotshmërisë, dhe më e mira është kur femra i posedon të dyja veshjet (veshjen e trupit dhe veshjen e devotshmërisë).”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit