Dëbohen diplomatët sirianë, shkak masakra në Houla

0
41

Franca, Britania, Gjermania, Spanja, Italia dhe Australia kanë dëbuar diplomatët sirianë, në një protestë të koordinuar kundër vrasjes së civilëve në Siri.
Dëbimi vjen në vazhdën e presionit të shtuar kundër Damaskut që nga masakra e 25 majit në Houla.

Monitoruesit e Kombeve të Bashkuara kanë fajësuar ushtrinë siriane për vrasjen e 108 personave, duke thënë se ka prova të qarta që në Houla janë përdorur artileri dhe predha të qeverisë, njofton Rel. Damasku, në anën tjetër, thotë se fshatarët e Houlas janë vrarë nga luftëtarët e opozitës, të cilët i cilëson si “terroristë”.

I dërguari ndërkombëtar për krizën, Kofi Annan, ka takuar të martën në Damask presidentin sirian, Bashar al-Assad, për të biseduar rreth konfliktit.

Protestat antiqeveritare dhe dhuna kanë përfshirë Sirinë qysh në mars të vitit të kaluar. /Telegrafi/kohaislame