DAVUTOLLU: OKB-JA DUHET TË BËJË REFORMA

0
47

Instituti ndërkombëtar i mendimit Dithchley në mbledhjen vjetore të radhës mirëpriti Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutollu.

Davutollu i cili në mbledhje iu drejtua lordëve, politikanëve dhe gazetarëve e akademikëve me rrole kyç në politikë, dha mesazhe të rëndësishhme në lidhje me Sirinë.

“Ne kuptuam që Esadi marrëdhëniet me ne i përdori për të shpëtuar veten e tij”, tha Davutollu dhe shtoi se një regjim që shtyp popullin e tij fundin do ta ketë ose sot ose nesër.

Davutollu tha se për të garantuar në të ardhmen politikën e Turqisë për ‘zero problem me fqinjët’ edhe me Sirinë, sot ata po përjetojnë probleme me Sirinë. Ministri i Jashtëm Davutollu kritikoi Kombet e Bashkuara e cila nuk po hedh asnjë hap si organizatë si pasojë e pengesës së Rusisë dhe Kinës.

Davutollu duke nënvizuar se ka 20 vjet që në Kombet e Bashkuara nuk është bërë asnjë reformë tha: “Sot për shkak të çështjes së Sirisë ne flasim për veton e Rusisë dhe Kinës. Por problemi i vërtetë është për vendet fqinje arabe dhe për Turqinë. Kush mund të mbrojë mendimin se dy vende kanë më tepër të drejtë fjale për një vend se sa vendet fqinje me vendin problematik apo vendet që ndodhen në atë rajon?”.kohaislame