5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Danimarka bëhet vendi i pestë në Evropë që ndalon burkën, 157 deri në 1,570 dollarë gjoba për personat që nuk e respektojnë ligjin

Më të lexuarat

Danimarka është vendi i pestë në Evropë që ka votuar ligjin për të ndaluar mbulimin e plotë të fytyrës së femrave myslimane.

Ky ligj është miratuar me 75 vota pro dhe 30 kundër, i cili është propozuar nga partnerët e koalicionit qeverisës.

Me këtë ligj ndalohet mbulimi i plotë i fytyrës, përveç në raste të caktuara kur është shumë ftohtë apo dëshirojnë të mbrojnë fytyrën derisa ngasin motoçikletën me shpejtësi të madhe.

Politikanët e këtij vendi insistojnë se ky ligj nuk ka për qëllim ta prekë ndonjë fe, ndërkaq Ministri i Drejtësisë, Soeren Pape Poulsen, ka deklaruar se do të jenë policët ata që do ta vlerësojnë situatën nëse është shkelur ligji apo jo, që pritet të hyjë në fuqi nga 1 gushti.

Të gjithë personat që nuk e respektojnë këtë urdhër rrezikojnë të dënohen nga një mijë kruna (157 dollarë) e deri më 10 mijë kruna (1,570 dollarë) apo me gjashtë muaj burgim.

Ndërkaq, personat që i detyrojnë të tjerët të mbulojnë fytyrën duke i kërcënuar, mund të dënohen deri në dy vite burgim.

Danimarka ka shkuar hapave të Francës, Austrisë, Belgjikës dhe Bullgarisë, që kanë miratuar këtë ligj që ndalon mbulimin e plotë të fytyrës së femrave të besimit islam. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit