16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Cofni, Vdisni me mllefin e juaj o ju që e urreni Islamin!

Më të lexuarat

THUAJ “VDISNI ME MLLEFIN TUAJ”

Pyetje: Cili është kuptimi i shëndoshë i ajetit në fjalë ku Allahu (subhanehu ue teala) thotë: “Thuaj: “Vdisni me mllefin tuaj” se me të vërtetë Allahu është i Dijshëm për atë se çka ka në ato gjoksa” (Al Imran 119)

Përgjigje: Kuptimi i Ajetit në fjalë është se Allahu (subhanehu ue teala) e ka urdhëruar Pejgamberin e tij që t’ua thotë këtë fjalë munafikëve dhe armiqëve të Islamit.

Transmetohet në “Tefsirin e Taberiut” se Allahu i Lartësuar e ka urdhëruar Pejgamberin dhe i ka thënë “O Muhamed, thuaju hipokritëve “Vdisni me mllefin tuaj o ju amriq të kësaj feje”. Pra e ka urdhëruar Allahu Pejgamberin që të distancohet prej hipokritëve të cilët haptaz paraqiten se kinse janë me besimtarët, ndërsa kur takohen hipokritët me zullumqarët jobesimtarë ju shprehin atyre aleancë dhe dashuri dhe pikëllohen prej çdo të mire që u jep Allahu besimtarëve dhe i hanë majet e gishtave prej shqetësimit që i godet nga bashkimi i fjalës së besimtarëve.

Prej komentatorëve të Kur’anit kanë thënë se fjala “Vdisni me mllefin tuaj…” është lutje me të cilën Allahu e ka obliguar Pejgamberin që të lutet.

Allahu në ajetin në fjalë e ka sqaruar hallin e hipokritëve dhe armiqëve të fesë dhe ka thënë: “Dhe ata kur ju takojnë juve ju thonë “Ne besuam” dhe kur ata vetmohen i hanë majet e gishtave prej mllefit. Thuaj: Vdisni me mllefin tuaj, se Allahu është më i Dijshëm se çka ka në ato gjoksa”. (Al Imran 119)

Përktheu: Enis Arifi[1]

[1] Referenca: Tefsir ibn Kethir, Tefsir et Taberij.

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/K6smGXegh88″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit