4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çka mund të ndodhë nëse sot nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit?

Më të lexuarat

Ka filluar grumbullimi i deputetëve në Kuvendin e Kosovës për seancën konstituive.

Por, çka mund të ndodhë nëse sot nuk zgjedhet kryetari i Kuvendit? Aktualisht, skenari i mundshëm i seancës konstituive pritet të jetë si më poshtë:

1. Krijohet komisioni për verifikimin e mandateve.

Pritet që të formohet një komision formal për verifikimin e mandateve dhe më pas të vazhdojë seanca në mënyrë të rregullt.

2. Koalicioni fitues para-zgjedhor PAN duke pasur të drejtën për propozimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit, propozon Kadri Veselin, ashtu siç është paralajmëruar.

3. Në rast se kandidati për kryetar arrin t’i marrë 61 vota, atëherë vazhdon seanca me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit.

4. Në rast se kandidati për kryetar, që në këtë rast do të jetë Kadri Veseli, nuk arrin t’i marrë 61 vota, të mjaftueshme për t’u zgjedhur në pozitën e kryeparlamentarit, atëherë caktohet një seancë tjetër.

 

5. PAN do të ketë të drejtën e propozimit të të njëjtit kandidat, ose një kandidati tjetër në seancën tjetër për zgjedhjen e të parit të kuvendit.

6. Kushtetuta e Kosovës nuk e ka precizuar ndonjë veprim nëse edhe pas tentimit të dytë apo propozimit të dytë për kryetar të Kuvendit nuk arrihet të zgjedhet kryetari i Kuvendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit