9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çka ju keni gju vetem Turqve?!

Më të lexuarat

Në Kosovën e pasluftes kushdo që ka investu diçka e ka vendosë flamurin e vet nëpër rrugë, sheshe, shkolla, xhami, kisha, shtëpi etj. dhe të bësh zhurmë vetëm për flamurin e Turqisë është idiotizëm par exellance. Nuk po çuditem me ‘të skandalizuarit’ e llojit Express, Koha, Mehmetaj e te tjerë, por ky vendim i kryetarit te komunës së Prishtinës është definitivisht zhgënjyes dhe e paraqet atë si racist, të njëanshem, labil dhe joprincipiel. Dhe kjo për faktin se ka leju me u ba propagande fetare me turifar simboli e flamuri nëper shkolla dhe lejon me pas flamuj të tjerë nëpër shkolla nën siglen e investitorit. Nëpër Prishtinë, në institucione zyrtare e publike gjen flamuj të SHBA, Spanjes, Rumanise, Gjermanise, Vatikanit, Arabise Saudite etj. Cka ju keni gju vetem turqve?! A mund te presim i nderuar kryetar qe keni me e hjekë kryqin katolik dhe flamurin e Spanjes nga oborri i një institucioni shteteror ne Prishtinë. Cili është ai? Do te duhej ta dinit, meqenese jeni vene ne ndjekje te ‘kokave te turkut’!

Halil Ibrahimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit