Çfarë i ndodhi preshevarit me një refugjate?

0
1199

Dardan Rexhep një aktivistë vullnetar, që shërben në ndihmë të refugjatëve Sirian që kalojnë nga terreni serb, tregon se atij i ka ndodhur një skenë jo e zakonshme. Ai ka postuar në rrjetet sociale se si është takuar me një të moshuar që nga gjaku është shqiptare, ku babai i saj i ka treguar histori për shqiptarët më parë.

Kjo është ndodhia e tij: “Nuk është histori romanesh ku personazhet mendohen nga autori, por është histori reale sa e dhimshme aq edhe bujare, është histori e një dite të zakonshme por që e dallojn momentet duke i dhënë kuptim asaj.
Në mëngjesin e hershëm e të ftoht të këti fundëdhjetori në autobusin që bart refugjat takova këtë gjyshe e cila me familjen e saj kishin filluar rrugëtimin prej emigranti duke kërkuar strehim të sigurt për vete dhe familjen e saj, gjat asistimit për të iu ndihmuar në sistemimin e tyra vërejta disa herë që kjo gjyshe më shikon dhe mundohet të thot diqka. Ishte një zonjë afër sajë që me një gjysmë zëri kërkon të më pyes diqka duke u munduar me pyetje jo të zakonshme te dal te qëllimi i saj, iu përgjigja se jam musliman shqiptarë pasi që pytja e sajë konsistoi për të më njohur. Ajo më shikoi e habitur gjersa në gjuhen e tyre pëshpëritnin diqka që unë smund ta kuptoja e qe sigurisht i tregoi se edhe una jam shqiptar, pastaj nëna e saj që në nje mosh të thyer me nje shqipe te butë me tha edhe une jam Shqiptare, gjersa dora e saj u shtri për të më përshëndetur, ajo më pyeste edhe doren nuk ma lëshonte diqka që në jetë asnjëher se kam përjetuar. E bukura e kësaj histori ishte gjersa vajza e sajë më shpjegon duke e përkthyer gjyshen se si gjyshja shqiptare në momentin që më ka pa duke buzqeshur iu ka kujtuar babai dhe nëna e saj, ajo thoshte se ftyra ime ka ndriçuar dhe e ka kuptuar që jam shqiptar, ajo kishte shum deshir te bisedonte me mua gjersa lotët i rridhnin duke kërkuar që unë vetëm të vazhdoj të flas shqip. Ishin momente emocionuse për mua gjersa fjalët nuk i kisha të lehta për ti thën duke u munduar që përshtypjën që e ka fituar nga pamja ime mos ta prishi me fjalë. Serbistan u konë kejt me arrnauta ishin fjalët e sajë, duke treguar që gjuhën e ka mësuar nga prindërit e sajë, histori dyqind vjeçare janë këto të cilët vazhdojn edhe sot duke cunguar teritore dhe njerëzit e saj. U ndam duke bërë nje foto bashk të cilën ajo kërkoi ta bënte duke u lutur që prap të takohemi një ditë, gjersa unë i ftova edhe shokët e mi për ta përshendetur duke e bër të lumtur ajo prezentoi edhe familjen e saj duke u munduar të tregonte që edhe ata bartin një pjes të gjakut të sajë. Unë lusë Zotin e gjithsis që rrugëtimi i tyre të jetë i leht dhe të kthehet shum shpejt në shtëpit e tyre prej nga edhe ata vinë, ndersa kjo gjyshe që nënën e kishte nga Prishtina e babain nga Peja të kthehet një ditë te vendlinda e prindërve të sajë duke u mbushur me aromen e tokës që i rriti ata.”/KohaIslame