8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Çavusoglu: SHBA-të e Trumpit e kuptojnë më mirë Turqinë

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë deklaroi se administrata e tanishme në Amerikë e kupton më mirë rëndësinë e Turqisë si një mike dhe aleate

NEW YORK (AA) – Administrata e presidentit Donald Trump e kupton më mirë rëndësinë e Turqisë si një mike dhe aleate, krahasuar me ish-lidershipin amerikan, deklaroi ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu , raporton Anadolu Agency (AA).

Aktualisht, Çavuşoğlu po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ku po merr pjesë në takimin e koalicionit anti-DEASH, ndërkohë që janë paralajmëruar edhe takime të tij me zyrtarët amerikanë.

Në një prononcim të bërë të mërkurën vonë, në një tubim për ndryshimet kushtetuese në Turqi i cili u mbajt në New Jersey, Çavuşoğlu tha se vendi i tij sërish ka ngritur çështjen e ekstradimit të Fetullah Gylenit nga SHBA-të në Turqi.

Ai tha më tej se vendi i tij ka dorëzuar prova shtesë që kanë të bëjnë jo vetëm me ekstradimin e Gylenit, por edhe për arrestimin e përkohshëm të tij në SHBA deri sa të fillojë procesi i ekstradimit.

“Turqia pret që administrata e Trump të ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim”, tha Çavuşoğlu .

Referendumi

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu , lidhur me referendumin e 16 prillit i cili pritet të vendos sistemin presidencial në Turqi, deklaroi se i njëjti është garantues i një Turqie pas presidentit Erdoğan.

“Populli turk ka nevojë për këtë sistem i cili është një garanci për një Turqi pas (presidentit) Recep Tayyip Erdoğanit. Kushdo që vjen në pushtet, do të ketë një administratë të fortë, do të ketë më pak burokraci, nuk do të ketë koalicione që do të thotë një demokraci më të fortë”, tha Çavuşoğlu.

Sipas ministrit të Jashtëm, qeveritë e kaluara të koalicioneve kanë pasur një efekt negativ social dhe ekonomik, ndërkohë që kishin rrezikuar edhe stabilitetin e vendit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit