16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

BMW X7 rivali i madh i Ranger Roverit

Më të lexuarat

Pas një serie të fotografive jo zyrtare, BMW ka publikuar fotot më të “pastra” të konceptit X7 gjatë panairit të veturave që po mbahet në Frankfurt.

Rivali i drejtpërdrejtë i Range Roverit pritet të fillojë prodhimin si model i vitit 2018 dhe për të do të përkujdeset sektori i veturave luksoze në BMW.

Me drita LED në formë të laserit, X7 pritet të ketë hapësirë më të madhe në kabinë, e cila do të ketë një xham në tavan që mundëson pamje të mirë për pasagjerët.

Detajet tjera ende nuk janë bërë të ditura, por raportohet se çmimet do të fillojnë nga 75 mijë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit